Yuri Kim vizitë në GJKKO, zhvillon takim me gjyqtarët

Shqipëria

Yuri Kim vizitë në GJKKO, zhvillon takim me gjyqtarët

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:30
Yuri Kim

Ambasadorja e amerikane Yuri Kim është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kjo vizitë e zyrtares së lartë amerikane vjen një ditë pas paralajmërimit të fortë që ajo dha në konferencën e 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, ku ajo tha se ata që duan ta kthejnë Shqipërinë në kohën kur gjyqtarët kërcënoheshin, duhet të ndalojnë.

Gjyqtarëve antikorrupsion Kim pritet tu japë mesazhin e radhës. Fakt është që dhjetë ditët e fundit ambasadorja amerikane ka qenë e drejtpërdrejtë për kërcënuesit, shantazhuesit e drejtësisë nga njëra anë dhe njerëzit e drejtësisë që nuk duhet të stepen.

Por se cili është identiteti i të dyja palëve mbetet e paqartë. E qartë është se zonja e diplomacisë duket se po flet për ngjarje që janë në zhvillim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat