U gjet i vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë, kush është 34-vjeçari i arrestuar në vitin 2021

Shqipëria

U gjet i vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë, kush është 34-vjeçari i arrestuar në vitin 2021

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 12:48
Viktima Indrit Ndoj

34-vjeçari i gjetur i pajetë në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2021 për trafik emigrantësh.

Viktima Indrit Ndoj banues në fshatin Hasan të Krujës është gjetur nga kalimtarët rreth orës 8:20 të mëngjesit në rrugën dytësore të fshatit.

34-vjeçari është dëmtuar në këmbë me armë zjarri dhe dyshohet se ka humbur jetën nga gjakderdhja.“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë. Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, sipas policisë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa në Fushë-Krujë ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për zbardhjen e saj.

Ende nuk ka informacion nëse ngjarja ka lidhje me arrestimin e tij, apo nëse viktima ka pasur konflikte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat