U kapen me 70 mijë euro ilaçe kontrabandë, çifti i farmacistëve kundërshtojnë kontrollin e banesës, policinë e orientojnë në…

Shqipëria

U kapen me 70 mijë euro ilaçe kontrabandë, çifti i farmacistëve kundërshtojnë kontrollin e banesës, policinë e orientojnë në…

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Çifti i farmacisteve Kristo dhe Aleksandra Angjelo, te cilët prej 13 tetorit ndodhen ne “Arrest shtëpie”, te arrestuar pas operacionit “Storage” ku u zbuluan mbi 1200 medikamente kontrabande, kundërshtojnë ne Gjykate kontrollin e banesës se tyre te kryer nga policia.

Ne 10 tetor policia e Sarandës ushtroi kontroll fillimisht ne farmacinë e çiftit ne lagjen nr.2 ku u gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët sipas policisë, janë munduar që t’i orientojnë uniformat blu në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat