Meta: Programi i PL-së është ekonomik dhe social! Pa të rinjtë, s’ka të ardhme

Shqipëria

Meta: Programi i PL-së është ekonomik dhe social! Pa të rinjtë, s’ka të ardhme

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 18:13
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se programi i forcës së tij politike synon nxitjen ekonomike si dhe mbrojtjen sociale. Siç ka deklaruar edhe më parë, Meta thotë se prioritet i PL-së janë të rinjtë.

Madje, Meta shtoi se edhe fëmijët e tij pas shkollimit jashtë vendit, do të rikthehen në Shqipëri.

Pyetje: Nëse ju thoni se kjo është “Ramaformë”, atëherë pse janë dy ish ministra në burg?

Meta: Këta janë bedela. Ministri i Brendshëm iku në burg, por iku të vazhdojë kanabisin në emër të Ramës. Këto janë parametra që janë rënduar. Përgjegjësi është Edi Rama. Iku ministri i mjedisit, por koka e aferës është Edi Rama. Janë larguar ministra financash, janë shkresat për inceneratorët. Nëse do bëheshin të gjitha procedurat siç duhen, do duheshin 6 muaj për inceneratorët.

Pyetje: Do donit që fëmijët tuaj të ktheheshin në Shqipëri?

Meta: Fëmijët e mi do të kthehen këtu, është e padiskutueshme. Kanë një lidhje shumë të mirë me vendin. Edhe fëmijët e tu do të jenë të lumtur që të qëndrojnë këtu. Do të ndryshojë tërësisht. Edhe programi që ne shpalosëm në Konventën e Partisë së Lirisë, është një program ekonomik dhe social. Pa të rinjtë këtu, ky është një vend pa të ardhme. Është histori e përfunduar. Misioni im vendimtar.

Vajza e madhe është rikthyer, ka mbaruar shkollimin për financë. Edhe dy të tjerët. Ne kemi një pallat që e dinë të gjithë këtu, është brenda normave. Është me firmë të Ramës dhe Bashës. Me këtë pallat ne mbulojmë shpenzimet për shkollimin e fëmijëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat