Rama sulmon opozitën: Duan pushtet me dhunë! U thonë shqiptarëve se e keqja s’vjen nga Kremlimi, por nga Edvini

Shqipëria

Rama sulmon opozitën: Duan pushtet me dhunë! U thonë shqiptarëve se e keqja s’vjen nga Kremlimi, por nga Edvini

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 18:43
Edi Rama

ga Kolonja kryeministri Edi Rama ka komentuar alenacën mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke thënë se është një koalicion rublash që synon një konflikt social dhe ndryshim të pushtetit jo me votë, por me dhunë.

Sipas Ramës, pavarësisht se opozita nuk e pranon,  Rusia financoi PD për të rrëzuar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet.

“Situata nuk është e lehtë, ne e dimë shumë mirë dhe po ashtu ne dimë shumë mirë atë që kemi kohë që e dimë, por që shumëkush nuk e besonte. Që kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse.

Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë më parë që PD u financua nga para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq, se s’ka të tjerë nëpër këto klubet e mbrëmjeve të televizioneve së bashku me ata që i morën ato para thanë që kjo është një sajesë e Ramës dhe e Sorosit. Po ç’na doli? Na doli nga raporti i CIA se PD mori para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet. Por për çfarë arsye Rusia mund të financojë PD? Janë të mirëkuptueshme për të njëjtat arsye që sot ata, se tani nuk flasim për PD se nuk dimë ç’është, po një gjë është e sigurt se ajo aleanca për të cilën deri dje mua më thoshin po cke me ata, njëri një plak në pension, tjetri është në presidencë, pse i thua Lulit  ndahu nga ata të dy…ja pra që dhe këtu nuk ka qenë e thjeshtë. Ajo është një aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua edhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë, me presion, me detyrim të ndryshimit të rregullave dhe qeverise në tavolinë”, theksoi kryeministri.

Rama u shprehu gjithashtu se nuk është rastësi që PD kur ishte në pushtet votoi pro rezolutës ruse që e akuzonte Shqipërinë për trafik organesh. Sipas tij, sërish sot u thonë shqiptarëve se “e keqja nuk vjen nga Kremlini, por nga Edvini”.

“Këtu sot lidhet edhe historia e thikës së ngiulur në shpinën e UCK. Si shpjegohet që përfaqësuesit e PD në qeveri në atë kohë bashkohen me delegacionin rus në Këshillin e Evropës dhe votojnë një rezolutë ku akuzohet Shqipëria si vendi ku UCK shkulte organe njerëzish dhe i trafikonte për të fituara para. Ka akoma, se nuk ka si shpjegohet edhe kjo sot, kur e gjithë bota e di që nga vjen e keqja, vjen nga Kremlini, këta i thonë shqiptarëve se e keqja nuk vjen nga Kremlimi, por nga Edvini”, u shpreh ndër të tjera Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat