“Protesto, t’i dalim Zot Shqipërisë”/ Berisha publikon thirrjen e studentes

Shqipëria

“Protesto, t’i dalim Zot Shqipërisë”/ Berisha publikon thirrjen e studentes

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:08
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me thirrjet për protestën e 12 nëntorit që do të zhvillohet në Tiranë në orën 16:00.

Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social, mesazhin e një studenteje e cila thotë se do t’i bashkohet protestës së 12 nëntorit.

Kryetari i PD-së i bën thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimit kombëtar.

Mesazhi i Studentes:

Edhe unë si studente zgjedh të protestoj në datën 12 nëntor. Protestoj për tarifat e larta, rritjen e çmimeve, shpopullimin, si dhe arrogancës e kësaj qeverie ndaj nesh. Bashkoju dhe ti kësaj kauze.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat