Shtyhet seanca për padinë e Këlliçit/ Deputeti: Jemi dhunuar kur u shemb teatri, kësaj çështje do i shkoj deri në fund

Shqipëria

Shtyhet seanca për padinë e Këlliçit/ Deputeti: Jemi dhunuar kur u shemb teatri, kësaj çështje do i shkoj deri në fund

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 11:06
Belind Këlliçi

Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për padinë që deputeti i PD Belind Këlliçi ka bërë për disa policë, që sipas tij e kanë dhunuar gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Por seanca është shtyrë dhe shkak për këtë mësohet se është bërë mungesa e një prej të pandehurve.

Këlliçi gjatë fjalës së tij para mediave tha se natën ku u shemb teatri, është dhunuar nga punonjës policie vetëm se po mbronte një pronë që ishte trashëgimi kulturore. Ai tha se kësaj çështje do i shkojë deri në fund.

Natën kur u shemb teatri, jemi marrë forcërisht nga policia, e drejtuar në atë kohë nga Sandër Lleshaj. Policë që nuk kuptoheshin se ça ishin, jemi dhunuar. Unë atë natë u mora dhunshëm, u dërgova në komisariat në Kombinat, pse po mbroja teatrin Kombëtar. Kam kryer analizat mjeko-ligjore, dhe eksperti ka konstatuar dëme ndaj personit tim. Unë i kam thënë fjalën artistëve, aktivistëve, se do i shkoja çështjes deri në fund.

Do të shkojmë në gjyq me ata policë, për të vërtetuar dhunën ndaj meje, Ata policë që kanë ushtruar dhunë atë natë, duhet të mbajnë përgjegjësi. Sot u shty seanca për në muajin dhjetor, pasi mungonte një prej të pandehurve. Do shihni çudira gjatë këtij procesi. Do i shkoj deri në fund kësaj çështje. Nuk është vetëm Belindi. Skam qenë i vetëm atë natë në qeli. Inkurajoj çdo qytetar, që sa herë i shkelen të drejtat, të mos stepen dhe mos të kenë frikë.”, tha Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat