Protesta e 12 Nëntorit, zv/kryetari i Partisë së Lirisë: Po i ndryshojnë ADN-në Shqipërisë, nëse nuk reagojmë nuk do kemi demokraci

Shqipëria

Protesta e 12 Nëntorit, zv/kryetari i Partisë së Lirisë: Po i ndryshojnë ADN-në Shqipërisë, nëse nuk reagojmë nuk do kemi demokraci

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:20
Zëvendëskyretari i Partisë së Lirisë Agim Nesho

Zëvendëskyretari i Partisë së Lirisë Agim Nesho ka folur mbi protestën 12 Nëntorit të paralajmëruar nga opozita.

I ftuar në emisionin “Frontline” ai tha se vendi është në katastrofë dhe nëse populli nuk reagon mund të përballet me një të nesërme pa demokraci.

“Partia e Lirisë që në fillim ka qenë promovuese që ky regjim të hiqet sa më shpejtë me protesta dhe zgjedhje të lira. Kjo qeveri që nuk jep llogari dhe abuzon me fondet e shtetit, kjo qeveri është e kalbur. Ka vetëm një zgjidhje, kanë frikë nga demaskimi. Të gjithë duhet që në 12 nëntor të shkojmë në protestë.

Të gjitha protestat më parë kanë qenë për rotacion politik, sot kemi që protesta kryhet për interes të qytetarit, kjo është diferenca. Vendi është në një katastrofë, nëse nuk reagojmë sot e nesërmja jonë është pa demokraci, në një vend që do sundohet nga një diktator i ri. Nuk ka ndodhur në historinë e vendit që një qeveri të abuzojë me fondet në mënyrë të tillë, janë njerëz që po i ndryshojnë ADN-në Shqipërisë demokratike. Kërkohet një zgjidhje që duhet ta japë populli, sa më e madhe të jetë protesta aq më shpejt do rivendoset demokracia në vend dhe ky popull do punojë së bashku me ato elementë të rinj që duam të vendosim.

Nuk është çështje e opozitës, kërkojmë të kthejmë votën e qytetarit. Elementët që kërkojmë t’i kthejmë është populli ai që do vendosë, asnjëri nuk pranon që të qendrojmë në këtë llum që është vendosur Shqipëria dhe po e shohim çdo ditë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat