Meta: Qeveria të mos guxojë të provokojë protestuesit

Shqipëria

Meta: Qeveria të mos guxojë të provokojë protestuesit

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:52
Ilir Meta

Kreu i Partise se Lirise Ilir Meta ashtu sikurse Berisha zgjodhi qe ta pershkoje ne kembe rrugen nga selia e partise drejt Kryeministrise per tiu bashkuar protestuesve.

Meta shoqerohej nga nje grup simpatizantesh te Partise se Lirise.

Ai beri thirrje qe askush te mos guxoje te provokoje qytetaret ne proteste.

“Protesta do te jete paqesore kunder nje njeriu qe ben qindra udhetime me charter duke vjedhur shqiptaret. Rama dhe qeveria te mos guxojne te provokojne qytetaret”, shtoi Meta.

“Kush fle ne demokraci, zgjodhet ne diktature”, tha mes te tjerash Meta per gazetaret gjate rruges nga selia e partise se Lirise tek Kryeministria.

Ish-Presidenti shtoi se ne 10 vite qeverisje, Rama beri te kunderten e atyre qe kishte premtuar kur erdhi ne pushtet ne vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat