Ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë përpara kryeministrisë

Shqipëria

Ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë përpara kryeministrisë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 10:53
Banorët e Bërxullës

Banorët e Bërxullës, të cilët preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar dhe nuk kanë marrë ende shpronësimet e banesave, kanë dalë të protestojnë.

Mëngjesin e kësaj të mërkure ata janë vendosur para kryeministrisë. Banorët thonë se nuk mund t’i nxjerrin nga pronat se kanë derdhur gjak për t’i ndërtuar.

“Në do t‘i qëndrojmë pronës tonë deri në momentin e fundit. Edi Ramës do ti jap dorën dhe për një shkollë që ka ndërtuar në Bërxullë dhe pse ka problemet e veta se s’ka energji elektrike.

Kemi një kryeplak që nuk është mashtruar me asnjë lek. Dhe sikur të më japin milionat, nuk e shes shtëpinë se kam derdhur gjak. I jap dorën Edi Ramës, por jo të na zaptojnë pronën. Kam hapur dhe fabrikë, kam punësuar komshinjtë e mi”, tha një prej banorëve.

“Ai që po bën punimet ka thënë që do merrni shpronësimin e qeverisë dhe do t’ju jap shtesë 2 milionë lekë. Po kush e jep pronën për 6 milionë lekë? Kemi shkuar në të gjithë institucionet përkatëse dhe na kanë sjellë përgjigje që nuk kanë asnjë njoftim për këtë projekt.

Se kuptoj si kanë filluar punimet. Normalisht qeveria është në dijeni se nuk mund të vijnë. Sikur nami të bëhet nuk i lëmë shtëpitë. Të vijnë të bisedojnë me ne. Preken 50 banesa dhe 30 hektarë në total.

Ne do e ngremë zërin tonë, kjo betejë do jetë shumë e fortë. Me gjak do e mbrojmë. Është djersa e prindërve të mi. Dhe unë e kam derdhur djersën time. Prona është pasuri dhe nuk lëshohet”, u shpreh një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat