Yuri Kim: Kur Gjykatat të jenë të “pastra”, do të ketë më shumë investime amerikane në Shqipëri

Shqipëria

Yuri Kim: Kur Gjykatat të jenë të “pastra”, do të ketë më shumë investime amerikane në Shqipëri

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:35
Yuri Kim

“Kur Gjykatat të jenë të pastra, në Shqipëri do të ketë më shumë investime amerikane”, kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Asamblenë vjetore të Dhomës së Tregtisë Amerikane.

Ambasadorja tha se është e rëndësishme që reforma kundër korrupsionit të zbatohet, në mënyrë që të lulëzojë ekonomia në vend dhe që bizneset amerikane të kenë më shumë besim për të investuar në Shqipëri.

“Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri. Sepse këtu ka mundësi. Gjithmonë duhet të kërkojmë për këto mundësi dhe të jemi seriozë. Do të ketë më shume investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra. Është me rëndësi reforma kundër korrupsionit”, tha Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat