Marin Mema ndërpret transmetimin e emisionit të tij

Shqipëria

Marin Mema ndërpret transmetimin e emisionit të tij

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 10:52
Marin Mema

Emisioni “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin e tij përkohësisht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Marin Mema në një postim në “Facebook”.

Gazetari investigativ ka njoftuar se për shkak të Kampionatit Botëror, emisioni i tij “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin deri në datën 24 dhjetor.

Ndër të tjera ai u shpreh se për të nuk do të ishte një periudhë pushimi, por do të punonte që të sillte tema të forta. Marini nuk harroi të falenderonte edhe publikun për mbështetjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat