Protestë për ujësjellësin në Dibër/ Banorët kundër projektit: Na mbetën tokat pa vaditur

Shqipëria

Protestë për ujësjellësin në Dibër/ Banorët kundër projektit: Na mbetën tokat pa vaditur

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 11:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Për të dytën here, banorët e fshatit Kërcik në Dibër kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e ujësjellësit të Maqellarës.

Ata thanë se nuk do të lejojnë zbatimin e këtij projekti pasi sipas tyre do të lërë pa vaditur tokat. Sipas banorëve burimi i ujit është i vetmi motiv që i mban ata në fshat pasi jeta e tyre është e lidhur me bujqësinë.

Tubimit iu bashkuan dhe banorët e dy fshatrave të tjerë.

Ndërkohë projekti i bashkisë Dibër synon të sigurojë ujë për 15 mijë banorë të Maqellarës, me burimet e këtij fshati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat