Hapen portat e Shkopetit, prezencë uji në bizneset në Lagunën e Patokut

Shqipëria

Hapen portat e Shkopetit, prezencë uji në bizneset në Lagunën e Patokut

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Reshjet e shitur kanë përkeqësuar sërish situatën në qarkun e Lezhës ku nën ujë janë 620 hektarë tokë.

Rritja e nivelit të lumenjve dhe prurjeve të tyre kanë bërë që në zonën e Zadrimës rreth 120 ha të jenë në ujë.

Në Hidrovorin e Balldrenit ka rreth 350 ha të përmbytura dhe rreth 50 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten. Edhe në fushën e Gjonëmit kemi rreth 100 ha toka të përmbytura.

Gjithashtu HEC-et e Ulzës e Shkopetit kanë hapur portat e shkarkimit me 600 m³/s duke krijuar prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën e Patokut. /rtsh.al/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat