“Inceneratorët janë testi i drejtësisë së reformuar”- Jorida Tabaku: Korrupsioni goditet me akte, presim më shumë

Shqipëria

“Inceneratorët janë testi i drejtësisë së reformuar”- Jorida Tabaku: Korrupsioni goditet me akte, presim më shumë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:18
Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se skandali i inceneratorëve janë një test për Reformën në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se “korrupsioni goditet me akte. Inceneratorët janë testi Drejtësisë së Reformuar!”, duke nënvizuar kështu rëndësinë që Prokuroria e Posaçme të lëvizë për këtë aferë.

“Inceneratorët janë lakmues për Drejtësinë!

Korrupsioni duhet goditur me akte jo me fjalë. Presim më shumë!

Drejtesia e re nuk mund të jetë nje kopje e të vjetrës!

Mungesa e rezultateve ul besimin e shqiptarëve!”, shkruan Tabaku.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat