Gara për kreun e SPAK, gazetari zbulon emrin: Ja kush është i preferuari i SHBA-së

Shqipëria

Gara për kreun e SPAK, gazetari zbulon emrin: Ja kush është i preferuari i SHBA-së

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:30
Gara për kreun e SPA

Gazetari Trashëgim Sokoli, tha në një intervistë televizive se prokurori Altin Dumani është shumë i vlerësuar nga ambasada amerikane dhe të huaj për punën e tij.

“Të tre kandidatët janë prokurorë që kanë punuar në Prokurorinë Krimeve të Rënda. Të tre janë prokurorë që kanë pasur kontakt me ambasadën amerikane; janë prokurorë që kanë hetuar edhe çështja të përbashkëta me ambasadën. Të tre kandidatët i plotësojë kriteret formale për të qenë drejtues të SPAK.

“Kondili është kandidati i preferuar i mazhoranës. Në informacionet që unë kam, z. Altin Dumani është një prokuror shumë i vlerësuar nga partnerë amerikanë dhe të huaj. Ka një vlerësim të madh për të edhe në radhët e prokurorëve. Nesër grupet e interesit nuk do arrijnë dot dhe t’i trokasin për t’i kërkuar ato që gjëra që ata kërkojnë”, u shpreh gazetari.

Ai nënvizoi se politika shqiptare po kërkon të ketë një ndikim në zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

“Arben Kraja nuk tregoi besueshmëri. SPAK ka marrë një rol protagonizimi në disa goditje që janë bërë ndaj krimit të organizuar, ndaj korrupsionit dhe trafiqeve. Me këtë rol që ka marrë kjo strukturë, duket qartë se politika është e interesuar për të pasur një lloj ndikimi të tërthortë. Politika po kërkon të ketë një ndikim në zgjedhjen e drejtuesit të ri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat