Qeveria vendos shembje selektive, Rama presion anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese: Le të shkojnë edhe në Hagë po të duan

Shqipëria

Qeveria vendos shembje selektive, Rama presion anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese: Le të shkojnë edhe në Hagë po të duan

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:32
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pas një ankese të drejtuar nga Shoqata e Ndërtueseve për shembjet selektive të vendosura nga Qeveria.

Rama ka shpërndarë një reagim në rrjetet sociale ku shkruan se pallatet do prishen ose do konfiskohen për interes publik, ndërsa paralajmëron anëtarët e Kushtetuese për vendimin e tyre, duke shkruar se uron që ajo të “mos lajthisin”.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”, shkruan Rama.

Pak javë më parë, në shkelje të plotë të ligjit IKMT shembi godinën e “Prestige Resort” duke mos pritur vendimin e gjykatës administrative.

Kjo ishte një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj linjës editoriale të mediave në pronësi të presidentit të “Hysenbelliu Grup”, Irfan Hysenbelliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat