​Zbardhet vrasja e 2017 në Tiranë, 60-vjeçari u rrëmbye dhe u dogj për shkak të parave borxh

Shqipëria

​Zbardhet vrasja e 2017 në Tiranë, 60-vjeçari u rrëmbye dhe u dogj për shkak të parave borxh

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:35
Policia shqiptare

Rrëmbimi, dhunimi dhe më pas djegia e 60-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda e ndodhur në maj të 2017 është zbardhur nga policia e Tiranës. Si autor të kësaj ngjarje të rëndë janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë ngjarja e rëndë në “Kodër Shupal” në Tiranë ka ndodhur për shkak të një borxhi që u kishte 60-vjeçari. Viktima u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar dhe pas 5 vitesh u bë e mundur edhe zbardhja e autorëve të këtij krimi të rëndë.

Në pranga ranë G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim B. K, 34 vjeç, djali i shtetases së arrestuar M. K.

3 autorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat