“Mafia e plehrave ka në krye Edi Ramën”- Berisha: Në Durrës ligjin e bën mafia, në krye të bashkisë në marionetë

Shqipëria

“Mafia e plehrave ka në krye Edi Ramën”- Berisha: Në Durrës ligjin e bën mafia, në krye të bashkisë në marionetë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 13:55
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha foli për aferën e inceneratorëve dhe shtrirjen e skemës së ngritur në Tiranë deri në Durrës.

Ai u shpreh se në krye të bashkisë së Durrësit është një marionetë dhe ligjin e bën mafia ndërsa shtoi se kryebashkiakun e Elbasanit e rrahin në zyrë.

Berisha u shpreh se mafia e plehrave ka në krye Edi Ramën. “Ai është sot në krye të bashkisë së Tiranës, nuk po flas për Durrësin se aty ligjin e bën mafia, bën nëntoka, ajo është thjesht një marionetë në duart e tyre.

Nuk po ndalem te Elbasani se atë shkojnë dhe e rrahin në zyrë. Po marrim te Tirana. Ky zotëri ka një kontratë për mbetjet. Sipas të cilës kompanisë së vet për çdo ton mbetjesh duhet t’i paguajë taksapaguesi i Tiranës 11 euro për depozitim dhe 28 euro për djegie.

Ka 5 vite që nuk është djegur asnjë kg dhe i ka kushtuar taksapaguesve të Tiranës 28 euro. Edhe taksapaguesve të Durrësit se është aksioner. Mafia e plehrave ka në krye Edi Ramën. U ndala, secili prej jush ka histori po kaq të zeza sa këto që thashë unë që janë fara e hajdutëve që ka toka”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat