“Ju lutem, na ndihmoni”, thirrja dëshpëruese për ndihmë e emigrantit në mes të detit

Shqipëria

“Ju lutem, na ndihmoni”, thirrja dëshpëruese për ndihmë e emigrantit në mes të detit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 14:34
Ilustrim

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën nga përmbytja e një gomoneje me emigrantë në kanalin e La Manshit, në orët e para të së mërkurës.

Telefonata e parë është bërë teksa varka po mbushej me ujë nga një burrë. Në audion e publikuar nga Reuters, personi në fjalë lutet për ndihmë. Ai thotë se anija po fut ujë dhe se në të ka gra dhe fëmijë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e mërkurë rreth orës 1 të mëngjesit. Në mesin e të shpëtuarve mendohet se ishte edhe një fëmijë 11-vjeçar, si edhe një djalë me shtetësi shqiptare.

Kërkimet kanë vijuar edhe ditën e sotme pasi dyshohet se përveç 4 të vdekurve dhe rreth 40 të shpëtuarve, ka ende persona në ujërat e ftohta.

Shpëtuesit nga varkat e peshkimit thanë se vinin nga vendet si Afganistani, Iraku, Senegali dhe India. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat