Përmbyten ende pa “u tharë”, banorët në Shkodër e Lezhë: Shkak shkarkimet nga HEC-et, jo shirat

Shqipëria

Përmbyten ende pa “u tharë”, banorët në Shkodër e Lezhë: Shkak shkarkimet nga HEC-et, jo shirat

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:46
Ilustrim

Mijëra hektarë tokë në Shkodër e Lezhë janë sërish nën ujë për herë të tretë Brenda muajit. Banorët në zonat më të dëmtuara, thonë se përtej reshjeve të shiut, shkak për përmbytjen janë shkarkimet nga hidrocentralet.

Në Obot të Shkodrës këtë të enjte mund të hyje vetëm me makinën e  ushtrisë, që u rikthye pasi uji në rrugën e fshatit e kaloi një metër lartësi.

Prej aty nisin mbi 2100 hektarë tokë bujqësore të përmbytura në zonën e Nënshkodrës. 1200 vetëm në njësinë Ana e Malit.

Banorët lëvizin me çizme peshkararësh e zetorë, ndërsa po bëjnë gati varkat për skenarin e përkeqësimit të situatës.

“Situata është shumë e vështirë.”

Uji u ka rrethuar shtëpitë.

“50 e sa shtëpi kanë prezencë uji në oborr.”

Në 1 muaj kjo është përmbytja e tretë dhe prodhimi bujqësor ka shkuar dëm.

“10 dylim i kam grur, mbi 20 bylim kam jonxh. Mbi 15 milon i kam dëm.”

Reshjet në orët e fundit kanë qenë intensive, por banorët e Nënshkodrës dyshojnë se po përmbyten nga shkarkimet e hidrocentraleve.

E cilësojnë krim ndaj popullatës.

“Kjo përmbytje vjen vetëm prej hidrocentraleve.”

Të sëmuresh duke pritur mjekun/ Radhë të gjata në poliklinikën e Fierit, qytetarët presin me orë në radhë

Administratori Arben Ceni kërkon ndihmën e institucioneve dhe transparencë të menaxhimit të kaskadës.

Drini dhe liqeni i Shkodrës janë në kuota prag maksimales pasi niveli ka shtuar me 1 metër.

Rreth 620 hektarë tokë janë nën ujë në Lezhë.

Vërshimi i lumit Mat rrezikon argjinaturën e Talës, ku banorët akuzojnë se shkak për përmbytjet janë shkarkimet nga Heci i Shkopetit.

“Një pabesi e madhe të mbysësh njerëzimin, bagëtinë e tokat."

Pamjet  tregojnë dy banorë të zonës që ndërhynë me varkë dhe arritën të shpëtojnë mes vështirësish një kalë të mbetur mes ujit.

Në Fushë Kuqe të Kurbinit, banorët e kaluan natën zgjuar dhe ndërtuan prita, por tre shtëpi e dhjetra hektarë tokë u përmbytën.

“Këtu shteti nuk merr asnjë lloj mase.”

Probleme u shfaqën edhe në qarkun e Dibrës, ndërsa shumë zona në veri kanë probleme me energjinë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat