80-vjetori i vdekjes së Konicës, Demalia: Ta kujtojmë me disa nga thëniet e tij brilante dhe aktuale

Shqipëria

80-vjetori i vdekjes së Konicës, Demalia: Ta kujtojmë me disa nga thëniet e tij brilante dhe aktuale

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:23
Faik Konica

Analisti Ilir Demalia ka përkujtuar largimin nga jeta 80 vjet më parë të shkrimtarit dhe publicisti shqiptar Faik Konica.

Demalia ka renditur disa nga thëniet e tij që përkojnë me situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi ynë, dhe për të cilën Demalia shprehen se shqiptarët nuk po e kuptojnë.

Statusi i Demaliajt:

Sot 80 vjet më parë u largua nga kjo jetë aristokrati oksidental Faik Konica. Ta kujtojmë sot me disa nga thëniet e tij brilante dhe që mbeten aktuale në gdhëlligun Shqiptar që refuzojnë të kuptojnë që nuk kuptojnë.

1. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898)”

2. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

3. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.

4. Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të marrë vesh.

5. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

6. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat