“Tenxhere me presion që do të shpërthejë”, Bushati jep alarmin

Shqipëria

“Tenxhere me presion që do të shpërthejë”, Bushati jep alarmin

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 00:41
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar një “tenxhere me presion që do të shpërthejë” situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë.

“E zëmë nesër zgjidhet Dumani, asnjë gjë nuk ndryshon. Këtu janë kapur të gjithë valvulat, nuk bën dot gjë. Kujton se do të bëjë prokurori i SPAK-ut diçka? Po Gjykata e Posaçme, po 1 mijë fije, po ata të bashkisë që vijnë gjejnë ku e ke gruan në punë, çfarë nevojash ka djali, sa lekë duhen për teatrin, për federatën. Është mbyllur sistemi, kjo është një tenxhere me presion që do të shpërthejë,” – deklaroi Bushati.

Në “Now me Erla Mëhillin” ai tha se edhe nëse fiton kandidati që preferon Yuri Kim për drejtues të SPAK-ut, pushteti i Ramës nuk ndikohet.

Sipas analistit, në 30 vjet që e ndjek politikën, nuk ka pasur ambasadore më të paaftë dhe më qesharake se Yuri Kim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat