​Ambasadorja Yuri Kim zbardh takimin me Ramën dhe Peleshin në Kryeministri

Shqipëria

​Ambasadorja Yuri Kim zbardh takimin me Ramën dhe Peleshin në Kryeministri

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 12:27
​Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Kingji.

Në një postim në Twitter, Kim thekson se pati një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje.

“Faleminderit kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefit të Mbrojtjes Gjeneral Kingji për një takim produktiv këtë mëngjes për të shqyrtuar progresin historik, për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje. 2022 shënon vitin e pranisë së parë të qëndrueshme ushtarake në Shqipëri.

Ne mezi presim të punojmë ngushtë me të në 2023 për të siguruar që mbështetja për trajnime dhe pajisje plotëson nevojat si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprueshmërisë së NATO-s. Gjithashtu mezi presim “DefenderEurope2023”. Jemi krenarë që jemi gjithmonë krah për krah”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat