Yuri Kim tregon arsyet pse shkoi në KLP ku zhvillohet gara për kreun e SPAK: Asnjë mesazh i fshehtë!

Shqipëria

Yuri Kim tregon arsyet pse shkoi në KLP ku zhvillohet gara për kreun e SPAK: Asnjë mesazh i fshehtë!

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 15:32
Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sqaruar arsyet se pse ka shkuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në një prononcim për mediat, Kim tha se nuk ka asnjë mesazh të fshehur në praninë e saj në KLP. Sipas diplomates amerikane, është e rëndësishme për reformën në drejtësi, zgjedhja e kreut të ri të SPAK.

Ndër të tjera, Kim tha se nuk ka ardhur në KLP për t’i treguar prokurorëve se kë të votojnë për kreun e ri të SPAK.

Yuri Kim: E shoh që ka shumë teori konspirative që qarkullojnë. Dua të shpjegoj [pse jkam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe SPAK. Erdha për të thënë saktësisht që ky është një moment i rëndësishëm. Erdha për të thënë se ajo që është e rëndësishëm për këtë tranzicion.

Nuk jam këtu për t;i thënë asnjërit se kë të votojnë. Nuk ka mesazhe të fshehura. SHBA ka qenë e drejtpërdrejtë me Shqipëri. Ju e dini faktin se unë nuk jam një person që i bëj gjërat e buta. Unë them atë që nënkuptoj. Përfaqësoj politikën e SHBA-së. Mbetet prioritet i SHBA-së që reformat ë zbatohet plkotësisht. Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë kredite për këtë, duke filluar me qeverinë e këtij vendi.

Merit ai shkon edhe opozitës dhe kritikëve që mbajnë qeverinë të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat