Altin Dumani flet për shkeljet e prokurorëve në hetime: Nuk do bëj një sy qorr dhe një vesh shurdh

Shqipëria

Altin Dumani flet për shkeljet e prokurorëve në hetime: Nuk do bëj një sy qorr dhe një vesh shurdh

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 16:01
Altin Dumani

Altin Dumani do te jete kryetari i ri i SPAK per tri vetet e ardhshme. Ai u votua sot nga anetart e KLP me 5 vota po, nderkohe qe rivali i tij, Edvin Kondili mori vetem 4 vota. Kandidati i tretë në garë Adnan Xholi mori vetem 1 vote.

Gjate prezantimit, Altin Dumani ka shpjeguar arsyen pse kandidoi për herë të dytë për kreun e SPAK. Ai deklaroi se nuk është demotivuar për asnjë moment për punën e tij por përkundrazi ka qenë akoma më i gatshëm për të punuar akoma më mirë në tre vitet e shkuara.

Ai tha se gëzon respektin dhe konsideratën maksimale nga kolegët me të cilët punon dhe për këtë arsye është votuar me shumicë votash për postin e zëvendësit në drejtimin e SPAK.

Dumani u ndal te puna e SPAK në tre vitet e para të ngritjes së saj duke theksuar se janë vënë para ligjit zyrtarë të lartë, gjyqtarë apo segmente të krimit të organizuar që as që mendohej që mund të kishte një ndjekje penale ndaj tyre.

“Vlerësim maskimal për prokurorët e SPAK. Janë kolegë të nderuar, të motivuar nga pikëpamja profesionale, shumë të mirë. Kemi më shumë mundësi tani se atëherë s ai takon mjeteve teknike të hetimit dhe metodave të hetimit. Nëse krimet e rënda kishin vetëm krimet e rënda, ne kemi edhe korrupsionin. Krimi kryhet nga persona që kanë njohuri në ligjin dhe përpiqen të mos lënë gjurmë. Të arrish një përfundim për një institucion për tre vjet punë është pak e vështirë. Duke marrë në konsideratë kushtet dhe rrethanat që e kanë shoqëruar këtë 3-vjeçar të prokurorisë së posaçme. Një vit kemi punuar pa zyra, pa BKH. I kemi bërë pothuajse hetimet vetë. Të marrin në konsideratë këtu edhe faktin që kishim edhe periudhën e COVID nëpër këmbë edhe pse puna nuk ka ndaluar asnjë ditë. Ajo që them unë është, tre vitet e punës në SPAK kanë krijuar një bazë të mirë për të ndërtuar një luftë të mirë, më agresive.

E them këtë me fakte. Kjo penalizuar zyrtarë të nivelit të lartë, apo gjyqtarë apo prokurorë si dhe grupe të krimit të organizuar që para tre viteve as që mendohej se mund të kishte ndjekje penale ndaj tyre. Kjo prokurori ka dhënë prova të qarta se është e aftë të përballet me krimin e organizuar dhe korrupsionit pavarësisht nivelit që ka përballë. Është në gjendje të bëjë ndryshimin. Pritshmëria është shumë e madhe. Nëse ka njeri më të pakënaqur nga puna ime, jam unë. Sepse dua të arrij lart dhe sa më lart. Por në këto tre vite kemi dhënë prova se mund të bëjmë ndryshimin. Sot kemi edhe eksperiencë, dhe të gjitha këto krijojnë një bazë të mirë për atë që thashë. Hera e dytë që unë konkurroj. Është hera e dytë që konkurroj.

Edhe për mua nuk ishte vendim i lehtë për t’u future në garë. Pavarësisht rezultatit që pata tre vite më parë, shifrat që unë përmenda, dhe të dhënat e tjera flasin qartë që nuk u dekurajova asnjë ditë. Kam punuar edhe më shumë i motivuar. Dua të sjell një vëmendje një gjë tjetër. Para tre vitesh të tre kandidatët, vinim nga institucione të ndryshme. Tetë vite kisha qenë në Apel. Në përpjekjet tona për të paraqitur para këshillit prova nëse i plotësonim ato kritere, kishim pak vështirësi për të gjetur çështje në punën tonë. Unë sot vij me një bilanc para këshillit. Është një bilanc i mirë që krijon premisa që edhe në cilësinë e drejtuesit mund të kemi rezultate të mira.

Tjetra është që më kanë nxitur prokurorët dhe hetuesit me të cilët punoj. Shoh tek ata një vlerësim për punën time. Mjafton të përmend që vetëm në qershor të vitit 2020 u bë zgjedhja e drejtuesit, dhe prokurorët vendosën që unë të isha zv drejtuesi i SPAK. Kjo është provë që gëzoj respektin e kolektivit me të cilët punoj. Unë përdor një shprehje. Drejtuesi është pasqyra ku shihet vartësi. Dhe nëse një vartës apo koleg më mirë, shikojnë që kanë një drejtues të angazhuar që ka në fokus vetëm pasjen e një hetimi të suksesshëm. Unë nuk jam që kujdesem vetëm për hetimin por edhe në pikëpamje njerëzore i trajtoj si miq por edhe duke i kërkuar llogari ku duhet llogari”, u shpreh ai.

Ai tha se në rast se konstaton paligjshmëri në hetime do i drejtohet ILD sipas kompetencave të përcaktuara nga ligji. 

Pyetje: Bëhen arrestime bombastike duke arrestuar qytetar të ndryshëm në bazë të indicieve. Sepse ju e dini që përgjimet janë mjet për kërkimin e provës dhe nuk janë provë. Arrestohen qytetarë me faj pa faj, t’i fusim në burg se e pyesim pastaj. Dhe gjatë rrugë dështojnë këto hetime duke kaluar në moskallëzim krimi. Prokurorët më të paaftë mund ta çojë një qytetar për mos kallëzim krimi. Një prokuror duhet të jetë i bindur kur kërkon masë sigurimi. Sekuestron prona pa parë origjinën e pronës, prishen biznese, shkatërrohen familje të tëra, dëmtohet imazhi i këtyre qytetarëve, sidomos për dy prokurorë të caktuar. I është bërë kallëzim këtij prokurori që ka shkelur këtë të drejtë. A keni dijeni për këtë gjë. Ju do të guxoni të merrni në përgjegjësi penale prokurorë të caktuar nëse ka shkelur të drejtat e njeriut?

Përgjigje: Një shqetësim më shumë se pyetje. Sa i takon përgjimeve të nivelit të provave, ne kemi një mekanizëm kontrollues. Është gjykata. A mund të bëjë gjë drejtuesi. Drejtuesi as shkresën përcjellëse për përgjim nuk duhet ta firmosë drejtuesi. Duhet ta firmosë prokurori i çështjes. Nuk e shoh fare. Firma është nënshkruese. Ka hapësirë për ta deleguar te prokurori i çështjes. Nuk ka nevojë të shkojë fare te drejtësi. Drejtuesi është përgjegjës për marrëdhëniet me institucionet. Unë garantoj se do jem i ndjeshëm nëse vihem në dijeni të paligjshmërie. Autonomi por edhe përgjegjshmëri. Ne jemi të pavarur nga institucionet e tjera por jemi të varur nga ligji. Unë si drejtues këtë kam. Vë në dijeni ILD. Këtë e jap garanci, e bëj. Jam shumë i motivuar për ta bërë. Ndjekja penale nuk mund të shkojë në kurriz të qytetarëve. Edhe sa i përket pronave, nëse konstatoj përmes ankesës së qytetarëve dhe institucioneve, brenda hapësirës që më lejon ligji do ushtroj autoritetin tim. Unë vë dijeni të gjithë institucionet. Nuk bëj veshin e shurdhër dhe syrin qorr. Por masa nuk marr se nuk ma jep këtë drejtë ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat