Gazetari për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut: Mori vëmendje për shkak të ndërhyrjeve të mëdha!

Shqipëria

Gazetari për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut: Mori vëmendje për shkak të ndërhyrjeve të mëdha!

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke deklaruar se procesi duhej të ishte rutinë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas tij, ndërhyrje të mëdha bënë që ky proces të merrte të gjithë vëmendjen e politikës dhe medias.

në një intervistë për News24, Hoxha tha se prania e ambasadores në këtë aktivitet, i ka hedhur “benzinë zjarrit”.

Hoxha: Ky proces duhet të ishte një aktivitet rutinë i KLP për drejtuesin e SPAK. Me reformën në drejtësi, me mburojën ligjore që i është dhënë SPAK kjo nuk do përbënte ngjarje, do ishte gjë rutinë. Kreu i SPAK është thjesht një administrator i kësaj strukture. 17 prokurorët e SPAK mund të bëhen edhe drejtues dhe procesi nuk ka qenë rutinë.

Mesa duket interferenca te mëdha çuan që kjo të bëhej ngjarja kryesore e ditës është ndjekur siç do të ndiqet finalja e botërorit sepse e gjithë vëmendja u përqendrua aty. Për t’i dhënë benzinën e nevojshme zjarrit shkoi dhe ambasadorja Kim e cila shkoi aty për të sqaruar pozicionin e saj ashtu siç tha dhe vetë.

Fakti që ajo shkoi vetëm 1 metër larg atyre që po votonin ishte një mesazh shumë i lartë, ajo e donte medoemos këtë fitore. Kjo betejë u perceptua nga publiku si një përplasje mes Ramës dhe Kim, edhe pse ajo tha që shkoi për të shuar teoritë konspirative.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat