Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë/ Shefi i komisariatit nr. 2: Viktima banues në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës

Shqipëria

Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë/ Shefi i komisariatit nr. 2: Viktima banues në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Shefi i komisariatit nr. 2 në Tiranë ka shkuar në vendngjarje ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Edmond Papa.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai tha se viktima ishte banues në Sarandë. Sipas tij, 49-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e traumës.

Për informacione të mëtejshme, ai u tregua i rezervuar teksa shtoi se policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.

Shefi i komisariatit nr 2: Ngjarja ndodhi në një biznes privat ëshë qëlluar ne drejtim të shtetasit Edmond Papa, banor në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Trauëms në Tiranë. Policia ka marrë masat për zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat