Berisha urim për Krishtlindjet: Viti i ardhshëm të na gjejë shumë më mirë, ashtu si do shoqëria dhe kombi shqiptar

Shqipëria

Berisha urim për Krishtlindjet: Viti i ardhshëm të na gjejë shumë më mirë, ashtu si do shoqëria dhe kombi shqiptar

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 10:17
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha i ka uruar gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë kudo që ndodhen.

Ai thotë se në këtë ditë lind shpresa, besimi tek e mira dhe tek e ardhmja. Berisha shton se duhet të urojmë të gjithë që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç do shoqëria dhe kombi shqiptar.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë. Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!

Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat