Ikin bluzat e bardha/ Mjekja Dollenberg pro mbajtjes së diplomave: T’ju bëhet kontratë

Shqipëria

Ikin bluzat e bardha/ Mjekja Dollenberg pro mbajtjes së diplomave: T’ju bëhet kontratë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:21
Aurora Dollenberg

Një problem shqetësues në vendin tonë është ikja e mjekëve.

Një mënyrë për ta ndalur këtë mund të jetë ajo e mosdhënies së diplomave atyre që përfundojnë studimet për një periudhë 1 vjeçare.

Mjekja Aurora Dollenberg, kryetare e Mjekëve Shqiptarë në Europë në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklaida Shorja tha se “Është e pamundur juridikisht të imponohet një strategji e tillë nacionale”.

Ajo thotë se është pro një ideje të tillë dhe “Shqipëria duhet të kujdeset të ketë një shërbim ndaj popullatës taksapaguese por jo për ata të cilët tashmë kanë mbaruar”.

Aurora Dollenberg: Është një konflikt ligjor kur pretendojmë që ata që janë të sapodiplomuar apo që janë në prag të marrjes së diplomës mund ti stoposh duke mos ju dhënë diplomën. Ka një ligj mbi dhënien e diplomave vitin e gjashtë të studimit që tregon se brenda 6 muajve duhet dorëzuar diploma. Është e pamundur juridikisht të imponohet një strategji e tillë nacionale. Brezave që fillojnë  vitin tjetër mund t’ju bëhet një kontratë dhe të parashikohet që pas mbylljes së 6 viteve studim të kenë një kohë stazhi që ti shërbejnë vendit të tyre.  Unë jam shumë pro, dhe Shqipëria duhet të kujdeset të ketë një shërbim ndaj popullatës taksapaguese por jo për ata të cilët tashmë kanë mbaruar. Edhe ata që i mban duhet t’ju sigurohet një karrierë. Duhet të parashikohet në shumë aspekte në mënyrë që t’ju imponohet me një të drejtë ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat