Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara, arrestohet 32-vjeçari

Shqipëria

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara, arrestohet 32-vjeçari

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar me inicialet A. F., u arrestua në Portin e Durrësit, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. F., 36-vjeçe, (motra e shtetasit A. F.), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

Po ashtu, procedimi në gjendje të lirë nisi edhe për T.GJ, 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndihmuar A. F. dhe L. F., për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

“Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke përdorur pajisje dedektuese të teknologjisë bashkëkohore, u konstatua se këta shtetas tentonin të hynin në territorin e RSH-së, me dokumente false. 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë edhe për shtetasin T. Gj., 25 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasit A. F. dhe L. F., për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme”, bëri të ditur Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat