“Viti nis me lajm të mirë”/ Zhupa: Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e PD për “Butrintin”

Shqipëria

“Viti nis me lajm të mirë”/ Zhupa: Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e PD për “Butrintin”

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Deputetja demokrate Ina Zhupa thotë se Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë për Parkun Kombëtar të Butrinit.

“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila fton të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 janar 2023.

Më pas do të zhvillohet seancë publike! Gjykata Kushtetuese do rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka”, shkruan Zhupa në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Partia Demokratike ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Zhupa e ka cilësuar ligjin antikushtetues sepse bie në kundërshtim me Konventën e Parisit 1972. Ajo thekson se ligji ndan në dy pjesë menaxhimin e parkut, në kundërshtim me përcaktimet e UNESCO-s për menaxhimin si një i tërë.

“Ligji është formë koncensionare, e cili prodhon një model të administrimit privat me të drejta të plota mbi Butrintin dhe se modelet e paraqitura nga ministria si referencë për menaxhimin e Butrinti nuk kanë asnjë të përbashkët me Ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat