Babai i tij zyrtar i lartë në polici/ Nuk i ndalon “Shqiponjave”, i shan dhe arratiset me makinë me xhama të zinj!

Shqipëria

Babai i tij zyrtar i lartë në polici/ Nuk i ndalon “Shqiponjave”, i shan dhe arratiset me makinë me xhama të zinj!

Më: 4 janar 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një efektiv i Policisë Prugore, Renato Feri, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Sipas burimeve, arrestimi i tij është bërë në dhjetor të vitit që lamë pas, por nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga policia lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu mësohet se ai është ndaluar nga forcat “Shqiponja” për shkak të shpëjtësisë së lartë me të cilën udhëtonte me makinë dhe gjatë kontrollit i është gjetur edhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Kanabisativa.

Ai u pikas nga forcat “Shqiponja” duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Ndonëse kolegët e tij i kishin bërë shenjë që të ndalonte, polici jo vetëm që nuk i është bindur, por pasi i ka ofenduar ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik dhe efektivët. Ndërkohë që arratia e tij ka zgjatur vetëm pak, pasi është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në mjet iu gjet dhe një sasi kanabisi.

Pas arrestimit ai është përjashtuar nga radhët e policisë, për mosrespektim të rregullave të qarkullimit dhe thyerjen e urdhrit të kolegëve të tij.

Burime për BW bëjnë me dije se babai i efektivit të arrestuar, Arian Feri, është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që urdhri i përjashtimit të të riut është bërë me urdhër të drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat