Takimi Rama-Begaj, kush janë ambasadorët që preken nga ndryshimet

Shqipëria

Takimi Rama-Begaj, kush janë ambasadorët që preken nga ndryshimet

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Gazetarja e Abc News, Esiona Konomi ka zbuluar detaje rreth takimit të kryeministri Edi Rama me presidentin Bajram Begaj. Kreu i qeverisë zbuloi në Facebook se kishin diskutuar për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve.

Gazetarja raporton se bëhet fjalë për dy grupe ambasadorësh.

Së pari, janë ata që kanë dalë në pension dhe duhen emërime të reja: Ilir Boçka në Serbi, Roland Bimo në Austri, apo Visho Ajazi në NATO.

Grupi tjetër janë ata që u ka mbaruar mandati.

Këta diplomatë pritet që të rishpërndahen në misione apo pozicione të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat