Dita e “Ujit të Bekuar”, besimtarët ortodoksë sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin

Shqipëria

Dita e “Ujit të Bekuar”, besimtarët ortodoksë sfidojnë të ftohtin për të kapur kryqin

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:56
Durrës

6 Janari, festa që simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të bekuar” përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Në Durrës, këtë vit kryqi është kapur nga 16-vjeçari Vasil Aleksi nga qyteti i Durrësit, i cili i uroi të gjithë besimarët e krishterë për festën, ndërsa kapjen e kryqit ia dedikoi xhaxhait të tij.

Sot është një ditë shumë e bekuar për ne besimtarët ortodoksë. Falenderoj Zotin që më ndihmoi për ta kapur kryqin dhe ju uroj shëndet dhe mbarësi në jetët tuaja. Një vit sa më i mbarë për të gjithë. Kapjen e kryqit ia dedikoj xhaxhit për shkak se para më shumë se 1 viti ai ndërroi jetë dhe këtë kryq ia dedikoj vetëm atij”, tha ai.

Në Lushnje, besimtarët ortodoksë morën pjesë në ceremoninë e Theofanisë në Kishën e Shën Dhimitrit të fshatit Mazhaj. Hedhja e kryqit u bë në Lumin Seman. Tre djemë u hodhën në ujë, ndërsa 23-vjeçari Ornel Bushi është i riu i cili për të katërtin vit radhazi kapi kryqin.

Në Korçë hedhja e kryqit u bë në shatërvanin në lulishten ‘Vangjush Mio’ dhe është kapur nga Elvis Rakipi, 21 vjeç.

Në Vlorë, katër të rinj u hodhën në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulta për gjetjen e kryqit të shenjtë. 19-vjeçari Athanas Davidhi mundi të kapë kryqin, për të cilin është hera e shtatë dhe ja dedikon të gjithë besimtarëve ortodoksë të cilët festojnë këtë ditë të shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat