“Ikin mo nga fiqiri, njerëz janë”- Artan Fuga ironizon: Të gjithë mbajnë përgjegjësi në detyrë, deputeti aspak!

Shqipëria

“Ikin mo nga fiqiri, njerëz janë”- Artan Fuga ironizon: Të gjithë mbajnë përgjegjësi në detyrë, deputeti aspak!

Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:59
Akademiku Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën politike, kryesisht atë që po ndodh brenda selisë blu. Me anë të një postimi në Facebook, profesor Fuga citon Rusoin, i cili  theksonte se demokracia më e mirë është ajo e drejtpërdrejtë, sepse të zgjedhurit, veç të tjerash mund të çmenden.

Fuga thotë se Kushtetuta e konsideron deputetin të papërgjegjshëm, pra që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë dhe bën.

“Të gjithë mbajnë përgjegjësi në detyrë, deputeti aspak! Ka votuar vetë për të qenë i papërgjegjshëm”, shkruan Fuga.

Komenti i Artan Fugës

Para nja njëzet vjetësh, më ra në dorë një tekst i Zhan Zhak Rusoit, i cili theksonte se demokracia më e mirë është ajo e drejtpërdrejtë, sepse të zgjedhurit, veç të tjerash mund të çmenden. Cfarë ndodh pyeste ai nëse deputetët ose senatorët çmenden?

Atëhere nuk e kuptoja.

Por, sot qesh sepse kuptoj që ka shumë mundësi që një, dy, ose edhe disa deputetë njëherësh, larg qoftë mund të ndodhi që edhe një numër i madh prej tyre mund të çmenden!

Kudo mund të ndodhi mo!

Ikin mo nga fiqiri, njerëz janë!

Dhe nuk ka Zot që t’u thotë: Ore zotërinj, a jeni në rregull mo nga trutë?

Vetë Kushtetuta e konsideron deputetin të papërgjegjshëm, pra që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë, bën, si deputet!

Të gjithë mbajnë përgjegjësi në detyrë, deputeti aspak! Ka votuar vetë për të qenë i papërgjegjshëm!

Sikur të mblidhen ta zemë shoferat e autobuzëve dhe të shpallin se shoferi i autobuzit nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën kur drejton autobuzin!

Problemi është se ne nuk kemi asnjë dispozitë kushtetuese që na mbron në këtë rast: e frikshme joooooo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat