Procesi gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri, ja çfarë ndodhi ditën e sotme

Shqipëria

Procesi gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri, ja çfarë ndodhi ditën e sotme

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:09
Saimir Tahiri

Është shtyrë procesi gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Bëhet me dije se shkak për këtë është bërë mungesa avokatit të tij Maks Haxhia.

Ky i fundit mësohet se ka pasur një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Tahiri në këtë proces kërkon që ti njihet shlyerja e pjesshme e dënimit të parë kur u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, një kohë të së cilës Tahiri pretendon që e ka shlyer.

Nëse kjo i njihet atij, dënimi aktual ulet në fuqi me të paktën 1 vit e 6 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat