Debatet për emigrantët, Begaj nuk kursehet ndaj Londrës: Dështimet mos i fshihni pas shqiptarëve

Shqipëria

Debatet për emigrantët, Begaj nuk kursehet ndaj Londrës: Dështimet mos i fshihni pas shqiptarëve

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:23
Presidenti Bajram Begaj

Gjatë homazheve pranë vendvarrimit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti në 555 vjetorin e vdekjes së tij, Presidenti Bajram Begaj u ndal dhe te diskriminimi ndaj shqiptarëve duke iu referuar deklaratës së ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick.

“Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit, duhet t’u kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe të Evropës. Kastrioti është heroi ynë kombëtar sepse ne jemi mirënjohës për luftën, suksesin dhe shembullin. Por Gjergj Kastrioti ishte një shqiptar si të tjerë në mote e sot që kanë në dashurinë për këtë popull dhe dinë të arrijnë suksesin për veten e të tjerët. Këta shqiptarë janë këtu dhe atje ku ka zyrtarë të lartë që duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.”, u shpreh ai. 

Ditën e djeshme Shqipëria i ka dorëzuar notë verbale Britanisë së Madhe, për retorikën e përdorur nga zyrtarë të lartë britanikë, të cilën Tirana zyrtare e ka cilësuar “gjuhë urrejtëse dhe diskriminim” ndaj emigrantëve shqiptarë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se nota verbale i është dorëzuar ambasadorit britanik në Tiranë, Alaistar King Smith. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat