Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn! Dëshmojnë 4 persona në gjykatë

Shqipëria

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn! Dëshmojnë 4 persona në gjykatë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 15:53
Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, disa ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sipas Neës24, seanca është shtyrë për në muajin shkurt, ndërsa këtë të premte, përpara trupit gjykues dëshmuar 4 persona.

Mësohet se mes personave që dëshmuan ishin dhe anëtarët e një strukture të ngritur nga PD-ja për mbrojtjen e votës.

I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.

Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe në këto momente është duke dëshmuar Nuredin Kasmi.

Të 4 dëshmitarët i kanë qëndruar dëshmive të dhëna rreth ngjarjes, por interesit të palëve në proces i janë përgjigjur shkurt dhe të prerë se “ nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat