Reshje bore gjatë natës në qarkun e Korçës, si paraqitet gjendja e rrugëve

Shqipëria

Reshje bore gjatë natës në qarkun e Korçës, si paraqitet gjendja e rrugëve

Më: 22 janar 2023 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Teksa vendi ynë po përballet me ulje të temperaturave, në qarkun e Korçës vijojnë reshjet e shiut.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se reshjet kane qenë në formë dëborë në kuotën +1250 m.

Ndërkohë në rrugën e Dardhës trashësia e borës varion nga 7cm -10 cm, ndërsa temperaturat shkojnë deri në – 7 grade.

Po ashtu mësohet se në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve behet pa probleme, ndërkohë që rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat