Dëbora bllokon aksin Shtyllë-Panarit

Shqipëria

Dëbora bllokon aksin Shtyllë-Panarit

Më: 23 janar 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në Shkodër ku deri më tani nën ujë janë 1400 ha tokë.

Për shkak të prezencës së ujit dhe reshjeve të dëborës në disa zona, mësimi është pezulluar në 13 shkolla në Shkodër, ndërsa 15 banesa janë përmbytur. Oboti vijon të jetë nën ujë, ndërsa rruga është e pakalueshme dhe ndërhyhet vetëm me mjetet e ushtrisë.

Në qarkun e Korçës kanë vijuar reshjet e dendura të dëborës, ku e vetmja rrugë e bllokuar është aksi Shtyllë-Panarit. Gjatë natës për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar sërish ky aks ku po pastrohet për hapjen e rrugës, ku në disa pjesë trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.

Në qarkun e Lezhës janë 350 ha tokë e përmbytur, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, ndërsa hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

“Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur aktualisht rreth 150 ha. Në njësinë administrative Zejmen vazhdon të kemi rreth 100 ha toke bujqësore te përmbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 350 ha tokë bujqësore të përmbytur”, njoftojnë emergjencat civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat