Tabaku: Qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus, të lidhur ngushtësisht me qeverinë ruse, koncesione dhe tituj

Shqipëria

Tabaku: Qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus, të lidhur ngushtësisht me qeverinë ruse, koncesione dhe tituj

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:35
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ngriti disa shqetësime që hasen aktualisht me ligjin e Koncesioneve dhe PPP. Tabaku theksoi se qeveria shqiptare si pasojë e mungesës së pikave ka miratuar koncesione të kundërta me interesin tonë kombëtar.

“Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama.”, -u shpreh Tabaku duke sjellë në vëmendje koncesionet që oligarku rus, Oleg Deripaska ka fituar nën qeverisjen Rama.

Deripaska ka qenë një nga punëdhënësit e McGonigal, agjentit të arrestuar të FBI i akuzuar ndër të tjera edhe për sajesën e lobimit rus ndaj PD në SHBA me porosi të kryeministrit Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat