Operacioni “Shpirti” ku u arrestuan edhe dy ish-truprojat e Saimir Tahirit, GJKKO dënon disa nga anëtarët e grupit kriminal

Shqipëria

Operacioni “Shpirti” ku u arrestuan edhe dy ish-truprojat e Saimir Tahirit, GJKKO dënon disa nga anëtarët e grupit kriminal

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 16:25
Saimir Tahiri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar 8 anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës, që u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” disa muaj më parë.

Panorama TV mëson se Ilirjan Duçellari u dënua me 17 vjet heqje lirie, dënim i cili u konvertua në 11.4 vjet.

Aurel Kalari, Kleo Bregun, Orhan Duçellarin, Julian Bejdollarin, Rexhino Muçan u dënuan me nga 13 vjet burg secili, të konvertuara në 8 vjet e 8 muaj burg.

Ndërsa Alban Koshi u dënua me 12 vjet burgim i konvertuar në 8 vjet heqje lirie dhe Mariglen Duçellari me 5 vite burg, që iu konvertua në 3 vite e 4 muaj.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni është dënuar me 13 vite burg edhe Hekuran Marku, një prej ish-truprojave të ish-ministrit Saimir Tahiri. Hekuran Marku i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat