Kandidati i PD-së për Vorën: Është bashki e falimentuar! Përballë kam konkurrentin më të dobët, Edi Ramën

Shqipëria

Kandidati i PD-së për Vorën: Është bashki e falimentuar! Përballë kam konkurrentin më të dobët, Edi Ramën

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 17:39
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, është shprehur se bashkia ku ai do të garojë është e falimentuar, pasi sipas tij ka një sërë mangësish.

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste për News 24, ku tha se përballë në zgjedhje do të ketë kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, ai i ka ndërruar shpesh emrat në Vorë.

Hoxha e quajti Ramën një konkurrent të dobët, për të cilin shprehu bindjen se do ta mundte në Vorë.

Ai shtoi gjithashtu se Rama po bën përpjekje bashkë me disa deputetë të opozitës të dalë nga lista e PD-së për të moslejuar hyrjen e PD-së në zgjedhje, duke mbajtur peng vulën e saj, por shtoi se PD është “e dënuar” për t’i fituar zgjedhjet.

“Ne vëmë Shqipërinë mbi gjithçka. Edi Rama me disa deputetë të opozitës, dalë nga lista e PD-së, po tenton të mbajë peng vulën e PD-së me një vendim gjykate. Këtu nuk është vetëm fati i vulës si vulë, apo i logos si logo, por Rama siç ka premtuar këto vite, kërkon të na heqë të dretën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt dhe vula e logo e PD-së do të kthehen aty ku i takon. Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, pa siglën e PD-së. Ne do të hyjmë në zgjedhje dhe do i fitojmë zgjedhjet. Pavarësisht gabimit fatal që bëri lidershipi i kaluar.

Ne jemi të dënuar për të hyrë në zgjedhje dhe për t’i fituar zgjedhjet e 14 majit. Gjykata ka vendosur. Këtu i bie që jemi në komunizëm pastaj. Mund të shkojmë në gjëra që nuk i parashikojmë dot se çfarë mund të bëjnë qytetarët. Faji është i vetëm një personi dhe ky është kryeministri Edi Rama. Korrupton drejtorët e FBI-së, i bën presion bizneseve dhe mediave në Shqiëpri. Pas sistemit kanë ngritur edhe sistemin e Aktivistit. Po rikthejnë edhe njëherë ish-sigurimin e shtetit. Këtu po shpopullohet, ky vend po vdes. Kanë ikur në 7 vitet e fundit aq njerëz sa Tirana të ishte boshatisur totalisht.

Ekspertët e stafeve të kandidatëve për kryetar bashkie po punojnë dhe ne do të paraqesim edhe programin tonë të qeversjes vendore. Duhet program serioz dhe i mirëmenduar. Bashkia ku unë kandidoj është bashkia e falimentuar. Sot administrate nuk funksionon në Vorë. Janë marrë disa ambiente me qera në bashkinë e Vorës. Tre pikat kryesore do të jetë ribërja e planit urbanistik, vlerësimi i dëmeve të tërmetit dhe dëmshpërblimi dhe kryesore është edhe çështja e ujit të pijshëm, pasi shumë familje në zonë janë pa ujë të pijshëm.

Nuk mund të shkohet në Europë me këto problematika. Për pozicionin gjeografik që ka Bashkia e Vorës, është për të ardhur keq që ajo është një bashki e falimentuar. Unë vij si product i votës në PD. Çdo pozicion në PD e kam fituar me garë të brendshme. Kemi sistem meritokracie dhe vote që mungonte prej vitesh. Për mua kandidati përballë në Vorë është kryeministri Edi Rama. Rama ka ndërruar 6 veta atje. Padiskutim që do ta mund. Është kandidati më i dobët që kam përballë”, është shprehur Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat