Ndërron jetë 22 vjeçarja afrikane që u hodh nga pallati në Tiranë

Shqipëria

Ndërron jetë 22 vjeçarja afrikane që u hodh nga pallati në Tiranë

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 09:52
Joy Ayoko

Ka ndërruar jetë 22-vjeçaria keniane, Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë disa muaj më parë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije për “news24”, nëna e saj Ruth Abongo, e cila ka thënë se 22-vjeçarja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin “Kenniata” në Kenia.

Kujtojmë që 22-vjeçarja që prej gushtit të 2022 ishte në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Në 25 janar, Departamenti i Shtetit për Çështjet e Diasporës, njoftoi se 22-vjeçarja do të dërgohej në vendlinde ku do të kurohej pranë të afërmve të saj. Gjendja shëndetësore është përkeqësuar dhe sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Ngjarja e rëndë u shënua më 13 gusht, ku 22-vjeçarja keniane Joy, është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. E reja punonte në një kazino në Tiranë dhe jetonte në Shqipëri prej janarit të 2022, por një natë ajo u gjet e hedhur pas pallatit ku banonte, e dhunuar brutalisht me kockat e ijeve dhe tre brinjë të thyera si dhe me trauma në tru.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja e rëndë ende nuk është zbardhur se kush janë autorët që dhunuan dhe çuan në vdekjen e 22-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat