Sizimiologu zbulon cilat janë qytetet më të rrezikuara nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria

Sizimiologu zbulon cilat janë qytetet më të rrezikuara nga tërmeti në Shqipëri

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Sizmiologu Rrapo Ormeni tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” qytetet më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri.

Në një kohë kur tërmetet në kufirin turko-sirian shkatërruan qytete dhe lanë pas mijëra viktima e të zhdukur me shifra që sa vijnë e rriten, ai tha se bregdeti Adriatik, Vlora, Lushnja, Elbasani, Dibra dhe Leskoviku janë zonat më sizmike në vendin tonë.

“Harta sizmiologjike që kemi pasur ne, e vjetra, ka pasur zona me intensitete të ulëta dhe kur përcaktohet intensiteti nuk është punë vetëm inxhinierash, është dhe punë politike. Mos kujtoni ju se inxhinieri është i lirë ta përcaktojë intensitetin aq sa i del nga llogaritjet,” – u shpreh Ormeni.

Sizmiologu shtoi se intensitetin ose riskun sizmik e propozojnë ata, por e miraton Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat