Protesta e 3 marsit, presion drejtësisë për vulën e PD

Shqipëria

Protesta e 3 marsit, presion drejtësisë për vulën e PD

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 21:39
Klotilda Bushka

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka deklaroi se protestat e opozitës po keqpërdoren për t’i bërë presion drejtësisë.

Në emisionin Pa Censurë” në RTSH, zonja Bushka i`u referua protestës së 3 Marsit, të thirrur nga zoti Berisha në të njëjtën ditë, kur është lajmëruar seanca në Gjykatën e Apelit për çështjen e legjitimitetit të organeve të PD, i njohur si gjyqi i vulës së PD.

“Të gjithë kanë të drejtën të protestojnë. E rëndësishme është që askush nuk vritet si në 21 janar. Mua nuk më pëlqen që njerezit të keqpërdoren për të drejtën e protestës.

P.sh, protesta e 3 marsit nuk është një protestë politike. Është një protestë si presion që u bëhet organeve të drejtësisë, që te mos vendosin sipas ligjit, por të tulaten nga presioni i protestës. Ky është mesazh i gabuar për drejtësinë, për qytetarët dhe për shtetin e së drejtës. “- tha Klotilda Bushka për emisionin “Pa Censurë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat