Dhunimi i Petraq Milos/ Rama: Pas videos së shëmtuar, Abazoviç ka telefonuar për t’i kërkuar ndjesë profesorit

Shqipëria

Dhunimi i Petraq Milos/ Rama: Pas videos së shëmtuar, Abazoviç ka telefonuar për t’i kërkuar ndjesë profesorit

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 14:35
Dhunimi i Petraq Milos

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Podgorica për videon e dhunimit të Petraq Milos nga policia kufitare në Malin e Zi ku falënderoi kryeministrin Dritan Abazoviç për reagimin e tij.

Rama u shpreh se menjëherë pas videos së shëmtuar, kryeministri malazez ka telefonuar Milon për t’i kërkuar ndjesë, ndërsa shtoi se këto raste mezi priten për të ndezur flakën e nacionalizmit.

“Një nga rrëfimet e gjyshes time ishte që në Mal të Zi shkohej me lundrim. Sot nuk e kemi këtë gjë akoma dhe kemi vendosur që të hapim rrugën përmes një jahti të kryeministrit të Malit të Zi. Kjo sepse kushdo që të kalojë duhet të shkojë të marrë një leje dhe të presë 24 orë. Kur të futet në Shqipëri duhet të hyjë fshehurazi, me mbështetje deputetësh që të mos e kapë policia. E vetmja arsye që si ndodhi Dritanit ajo që i ndodhi profesor Petraq Milos është se ai njihet krifsha e luanit dhe nuk e ngatërron njeri. Dua ta falenderoj për faktin që në sekondin e parë të daljes së asaj videos së shëmtuar i ka telefonuar profesorit dhe i kërkuar ndjesë ai dhe ministri i Brendshëm. Janë marrë të gjitha masat për personat në fjalë. 

E gjitha kjo është bërë me një xhentilesë maksimale dhe me një urtësi maksimale. Janë raste që ndodhin, u ndodhin dhe shqiptarëve me policinë shqiptare apo malazezëve me policinë malazeze. Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Ndaj na duhet më shumë bashkëpunim rajonal”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat