Rama paralajmëroi shpalljen e një tjetër politikani “non-grata”? Ja si i përgjigjet ish-kryeministri Berisha

Shqipëria

Rama paralajmëroi shpalljen e një tjetër politikani “non-grata”? Ja si i përgjigjet ish-kryeministri Berisha

Më: 2 mars 2023 Në ora: 21:33
Kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament mëngjesin e sotëm, paralajmëroi përmes metaforave se një tjetër politikan nga ana e opozitës do të shpallet “non-grata”.

Për këtë çështje ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha i cili u shpreh se kreu i qeverisë ka “degraduar dhe është futur në një vorbull nga e cila nuk mund të dalë”.

BerishaDegradimi i një njeriu që është futur në një vorbull nga i cili politikisht është totalisht i pakallur. U përpoq të mohojë, duke lexuar sipas tij aktpadinë, por e vërteta është se siç ia bëri të qartë mbrëmë prokurori i përgjthshëm i SHBA-së, ata që paguajnë punonjësit e administratës amerikane, punojnë kundër interesave të SHBA-së.

Paratë ia ka dhënë Dorian Duçka Agron Nezës. Duçka është personi që me fondet e kompanisë kineze që ka Presidentin në burg në Kinë dhe kryetarin e fondacionit në burg në SHBA, ka qenë sponsor kryesor në jetën e një kryeministri, udhëtimin në Hong Kong. Sponsorizim që mund të ketë shkuar të paktën 500 mijë euro. Duçka është personi që transportoi dëshmitarët e përgatitur nga Europa dhe SHBA për angazhimin privat të McGonigalit për llogari të Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat