Si nisën konfliktet mes dy grupeve që u përplasën në Elbasan

Shqipëria

Si nisën konfliktet mes dy grupeve që u përplasën në Elbasan

Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje një ngjarje në Elbasan, ku u parandalua përshkallëzimi i konfliktit mes 5 personave, pasi me dy automjete ndiqnin njëri-tjetrin.

Burime bëjnë me dije se në këtë konflikt janë përfshirë disa persona nga Pogradeci, ku në kërkim janë shpallur Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli, ndërsa të arrestuar janë Gledis Dikellari dhe Eris Çekani.

Nga informacionet e siguruara, aksidenti i dërguar në komunikatën e policisë, ka 3 ditë që ka ndodhur si ngjarje në Elbasan. Gledis Dikellari, vëllezërit Sindi, Brian Syzo si edhe Mario Xhangolli janë pjesë e një grupi, ndërsa konfliktin e kanë patur me një grup tjetër ku pjesë është edhe Eris Çekani.

Një konflikt i nisur 1 vit më parë, për motive të dobëta, duket se ka shkaktuar disa herë konflikte mes dy grupeve. Disa konflikte janë zhvilluar në Pogradec, ku janë goditur fizikisht si edhe me mjete të forta shtetasit e lartpërmendur me njëri tjetrin, në prezencë edhe të shtetasve të tjerë.

Një nga konfliktet është ai i datës 17 shkurt kur një vajzë u dëmtua me sprajt në fytyrë, ndërsa mësohet se vajza është e dashura e Brian Syzos. Si vazhdimësi i këtij konflikti të nisur 1 vit më parë, ka agravuar edhe ngjarja e Elbasanit me një aksident ku 2 mjete u goditën kokë më kokë.

Ka qenë Eris Çekani, i cili ka lajmëruar disa herë në polici që ka parë një mjet tip golf, me 5 personat të cilët ishin brenda, që Çekani ka konflikt. Çekani ka qenë atë ditë në Tiranë, ndërsa duke u kthyer ka njohur mjetin golf, dhe ka lajmëruar 129 duke u treguar për shqetësimin. Telefonata është bërë 3 herë ndërsa asnjë masë nuk është marrë nga policia e Elbasanit.

Eris Çekani ka parë 5 djemtë që kanë dalë nga mjeti golf me shkopa baseball-i të cilët do ta sulmonin, dhe e vetmja mënyrë që të shpëtonte nga ky sulm ishte që t’i godiste drejt me mjetin e tij. 3 shtetasit Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli janë larguar menjëherë ndërsa u arrestua Eris Çekani dhe Gledis Dikellari (që nuk ka qenë në aksidenti por është arrestuar pasi ka qenë prezent në një konflikt tjetër mes grupeve). Të gjithë personat e përmendur, janë problematikë në qytetin e Pogradecit, ndërsa konflikti për motive të dobëta duket se nuk po merr fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat